application form

INXHINIER I SISTEMIT - SYSTEM ENGINEER - PRISHTINE

April 28th, 2017 / 00:00

Në emër të një nga klientët tanë, bankë nacionale, po kërkojmë të punësojmë në Prishtinë/Kosovë:
 

INXHINIER I SISTEMIT - PRISHTINË

 

PËRGJEGJËSITË KRYESORE: 

 

  • Koordinon, zhvillon, projekton dhe formalisht teston pjesën e sistemeve;
  • Zhvillon  dhe kompleton veprimet sipas specifikimit të sistemit;
  • Kujdeset për ruajtjen e shënimeve;
  • Kujdeset për përditësimin e sistemeve operative dhe monitorimin e aktiviteteve;
  • Krijon dhe mirëmbanë dokumentacionin e nevojshëm për administrim të sistemit si dhe për planifikim dhe ekzekutim;
  • Menaxhon dhe dokumenton konfigurimin e sistemit;
  • Koordinon, organizon dhe komunikon me pjesëtarët e ekipit të vet;
  • Paraqet problemet dhe kërkesat e grupit të cilin e udhëheq para Mbikëqyrësit  Direkt;
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e mail softuerë-it dhe të kërkesave të shfrytëzuesve për mail softuerë;
  • Bashkëpunon me të gjitha grupet punuese;
  • Informon për mosfunksionimin ose keqpërdorimin e serverëve, e-mailave;
  • Përgatitë dokumentacionin lidhur me sistemet;
  • Ndjek dhe zbaton politikat dhe procedurat e TI-së;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
  • Mirëmbajtja e sistemit në mënyrë efikase;

 

KËRKESAT E PROFILIT:

  • Fakulteti Shkenca Kompjuterike ose të ngjashme;
  • Mbi 2 vite përvojë pune në Teknologji Informative;
  • Çertifikime në Microsoft Windows;
  • Çertifikimi në rrjeta(e preferushme);
  • Njohuri në LINUX;
  • Njohja e Gjuhës Angleze;
  • Njohuri të përgjithshme të Teknologjisë Informative (hardware, software, rrjeta).

 

PAGESA:     Konkuruese.