application form

MENAXHER I BURIMEVE NJERËZORE- PRISHTINË

July 21st, 2017 / 00:00

Në emër të një nga klientët tanë institucion mikro-financiar jo-bankar po kërkojmë të punësojmë në Prishtinë/Kosovë:
 

 

MENAXHER I BURIMEVE NJERËZORE- PRISHTINË
 

 

PËRGJEGJËSITË KRYESORE: 

 

  • Zhvillon dhe implementon politikat dhe procedurat e burimeve njerëzore;
  • Përkrahë nevojat aktuale dhe të ardhshme të biznesit përmes zhvillimit, angazhimit, motivimit dhe mbajtjes së kapitalit njerëzor;
  • Ofron këshilla për të punësuarit dhe menaxhmentin lidhur me çështjet e burimeve njerëzore;
  • Shërben si urë lidhëse në mes të menaxhmentit dhe të punësuarve duke trajtuar kërkesat, ankesat ose çështje të tjera;
  • Menaxhon procesin e rekrutimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve për punësim; Mbikëqyr dhe menaxhon procesin e vlerësimit të performancës;
  • Kontribuon për një ambient pozitiv të punës;
  • Kujdeset për mirëqenien dhe ngritjen profesionale të të punësuarve; 
  • Vlerëson nevojat për trajnime si dhe bën monitorimin e programeve të trajnimit.

 

 

KËRKESAT E PROFILIT:

 

  • Diplomë universitare në ekonomi, juridik, psikologji ose të ngjashme. Specializimi në fushën e burimeve njerëzore do të ishte përparësi;
  • Përvojë pune mbi 3 vite në burime njerëzore;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi në gjuhën shqipe dhe angleze;
  • Aftësi të larta organizative dhe analitike; 
  • Njohuri të detajuara të ligjit të punës dhe praktikave të burimeve njerëzore;

 

 

PAGESA:              Mjaft konkuruese.