application form

MENAXHER DYQANI – PRISHTINË

August 4th, 2017 / 00:00

Në emër të një nga klientët tanë kompani lidere ne distribucion po kërkojmë të punësojmë në Kosovë:

 

MENAXHER DYQANI – PRISHTINË

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË: 

  • Përgjegjës për cdo aspekt në baza ditore, mbikqyrjen dhe organizimin e dyqanit, duke përfshirë furnizimin, shitjen, stoqet, stafin, kërkesat dhe ankesat e konsumatorëve, përcjelljen e konkurencës dhe arritjen e targeteve të caktuara.
  • Menaxhimi dhe motivimi i skuadrës për të rritur shitjet dhe për të siguruar rezultatet dhe objektivat e paracaktuara;
  • Menaxhimi i niveleve të stokut sipas buxhetit dhe marrja e vendimeve kyçe për kontrollin e stokut;
  • Mbledhja, filtrimi dhe dërgimi i porosive ditore;
  • Të përballojë me profesionalizmin e kërkuar prej pozicionit ankesat dhe komentet e klienteve duke respektuar procedurat e kompanisë;
  • Të studioje në mënyrë sistematike terrenin e shitjeve;
  • Të bashkepunojë me kolegët dhe klientët; identifikimi dhe/ose zgjidhja e çeshtjeve urgjente;
  • Organizimi i trajnimeve për stafin e shitjes;
  • Përgatitja e punonjesve të dyqanit për të pasur rezultate;
  • Angazhim në çeshtjet e stafit; intervistimi me pjestarë të stafit aktual për staf menaxhues potencial dhe pozicione kyqe të dyqanit; ndjekja e vleresimeve dhe pasqyrimeve të ecurisë së stafit nën varësi;
  • Organizimi i promocioneve në nivel dyqani;
  • Kontrolli i shpenzimeve operative mujore;
  • Kujdesi për paraqitjen e jashtme dhe të brendshme të dyqanit;
  • Pjesemarrja ne takimet 2 javore për shitjet;
  • Organizimi i takimeve sistematike me pergjegjesit e sektoreve dhe stafin e shitjeve;
  • Dhënia e feedback-ut tek zyra qendrore në baza ditore, javore dhe mujore sipas procedurave të kompanisë;
  • Regjistrimi i rezultateve te shitjeve dhe analizës së ecurisë;

KËRKESAT E PROFILIT:

  • Edukimi: Diplome universitare larta (preferohet Fakulteti Ekonomik në profilin Menaxhim);
  • Eksperiencat e punës: Minimum 3 vjet përvojë pune në shitje me pakicë konkretisht në supermarket;
  • Kualifikime të tjera:
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (e shkruar dhe e komunikuar);
  • Njohuri shumë të mira të Paketës MS Office (Ëord, Excel, Poëer Point) Internet;
  • Aftësi organizative dhe menaxheriale;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe negociuese;
  • Qëndrim analitik ndaj problemeve në analizën e shkaqeve dhe gjetjen e zgjidhjeve të shpejta;
  • Shumë i besueshëm, diskret dhe etik;
  • Aftësi të mira analitike dhe vendimmarrëse;
  • Aftësi për të zgjidhur probleme kyçe;
  • Aftesi te shkelqyera komunikuese;
  • Metodik dhe i organizuar;
  • Ndershmeri dhe integritet;
  • Kushtet e punës:

PAGESA:       Mjaft Konkuruese.