application form

ZËVENDËS DREJTOR I PËRGJITHSHËM- PRISHTINË

July 21st, 2017 / 00:00

Në emër të një nga klientët tanë institucion mikro-financiar jo-bankar po kërkojmë të punësojmë në Prishtinë/Kosovë:
 

 

ZËVENDËS DREJTOR I PËRGJITHSHËM- PRISHTINË
 

 

PËRGJEGJËSITË KRYESORE: 

 

  • Bashkëpunon me drejtorin e përgjithshëm me qëllim të zhvillimit dhe implementimit të planit strategjik afatgjatë;
  • Identifikon, propozon dhe zhvillon produkte të reja;
  • Promovon shërbimet që ofron institucioni; 
  • Është përgjegjës për zhvillimin dhe menaxhimin e rrjetit të agjentëve;
  • Negocion marrëveshje për projekte të ndryshme;  
  • Këshillon drejtorin e përgjithshëm në projekte specifike;  
  • Asiston drejtorin e përgjithshëm në përgatitjen e raporteve të ndryshme;
  • Organizon dhe mbikëqyr punën e të gjitha departamenteve; 
  • Mbikëqyrë respektimin e vazhdueshëm të politikave dhe procedurave të brendshme;  Propozon avancimin e proceseve ekzistuese;
  • Zëvendëson Drejtorin e përgjithshëm, në mungesë të tij;
  • Kryen dhe funksione të tjera në përputhje me ligjin, statutin dhe aktet tjera të përgjithshme.

 

 

KËRKESAT E PROFILIT:

 

  • Diplomë universitare në menaxhment apo në fusha të ngjashme;
  • Preferohet kualifikimi pasuniversitar;
  • Përvojë pune mbi 5 vite në menaxhment; 
  • Njohuri të menaxhimit financiar;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi në gjuhën shqipe dhe angleze;
  • Njohuria e gjuhës serbe do të ishte përparësi.

 

PAGESA:              Mjaft konkuruese.