application form

ASISTENTE EKZEKUTIVE- PRISHTINË

April 28th, 2017 / 00:00

Në emër të një nga klientët tanë, bankë nacionale, po kërkojmë të punësojmë në Prishtinë/Kosovë:
 

ASISTENTE EKZEKUTIVE- PRISHTINË
 

  • Përgjegjëse për të gjitha punët administrative të Zyrës Ekzekutive;
  • Përgjegjëse për mirëmbajtjen e kalendarit ditor të Ekzekutivit duke përfshirë takimet brenda dhe jashtë bankës, organizon mbledhjet si dhe pranon mysafirët e Zyrës së Ekzekutivit;
  • Përgjegjëse për mbajtjen e minutave gjatë takimeve të Ekzekutivit, si dhe përcjellen e follow up.

 

PËRGJEGJËSITË KRYESORE: 

 

  • Përgjegjëse për të gjitha punët administrative të Zyrës Ekzekutive;
  • Mirëmban kalendarin ditor të Ekzekutivit duke përfshirë takimet brenda dhe jashtë bankës, organizon mbledhjet si dhe pranon mysafirët e Zyrës së Ekzekutivit;
  • Mbajtjen e minutes of meeting;
  • Kontrollon postën elektronike që dedikohet për Zyrën Ekzekutive dhe pranimin e letrave zyrtare;
  • Është përgjegjëse për mbajtjen dhe ruajtjen e të gjitha dokumenteve të rëndësishme të Zyrës së Ekzekutivit dhe të departamenteve tjera të bankës;
  • Koordinon udhëtimet zyrtare (biletën e udhëtimit, rezervimin e hotelit,etj);
  • Përgatitë pasqyrën e shpenzimeve të udhëtimit për Zyrën e Ekzekutivit dhe e dërgon në Departamentin e Financave;
  • Është e obliguar të ruajë konfidencialitetin e Bankës;
  • Pranon të gjitha shkresat, i administron dhe i regjistron në librin e protokollit;
  • Të gjitha shkresat i klasifikon dhe i shpërndan tek personat adekuat;
  • Protokollon dokumentet të cilat vijnë nga jashtë dhe i dorëzon në Departamentin apo tek personat përkatës;
  • Është e ngarkuar me vulën e rrumbullakët dhe vulën katërkëndëshe të Bankës dhe Librat e Protokollit;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;

 

KËRKESAT E PROFILIT:

  • Aftesi per te marrë vendime dhe përgjegjesi;
  • Fakulteti Ekonomik ose i ngjashëm;
  • Mbi 2 vit përvojë pune në bankë apo në punë administrative;
  • Në gjendje të punojë nën presion;
  • Njohje e Gjuhës Angleze në të folur dhe shkruar e obligueshme;
  • Njohje e punës me kompjuter;
  • Aftësi të mira organizative.

 

KOMPETENCAT KYÇE PËR ASISTENTE EKZEKUTIVE

 

  • Integriteti dhe Besimi;
  • Përcaktimi I prioriteteve;
  • I/e orientuar drejtë zgjedhjes së problemeve;
  • Planifikimi;
  • I/orientuar drejt rezultateve.

 

PAGESA:      Konkuruese.