application form

PRODUCT MANAGER - PRISHTINË

June 5th, 2017 / 00:00

Në emër të një nga klientët në fushën e distribucionit të produkteve të IT-së Prishtinë, Kosovë kërkojmë:

 

 

PRODUCT MANAGER - PRISHTINË

 

 

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE: 

 

  • Njeh gamën e produkteve, specifikimet e tyre teknike, konfigurimet standarde dhe opsionet shtesë, limitet dhe mundësitë për upgrade.
  • Njeh produktet konkurrente në treg dhe avantazhet apo disavantazhet e tyre. Krahason specifikat teknike, çmimet etj, me produktet tona.
  • Njeh nivelin e çmimeve të produkteve të tij në tregun vendas.
  • Njeh nivelin e çmimeve të produkteve të tij jashtë vendit.
  • Realizon arritjen e çmimeve konkurruese të blerjes.
  • Sugjeron çmimet e shitjes dhe kryen procedurat përkatëse për administrimin e tyre.
  • Kryen porositë për produkte tek furnitorët. Ndjek në sistemin e furnitorit statusin e porosisë.
  • Njeh mirë sistemin e  kodifikimit të produkteve.
  • Bashkëpunon me departamentin e importeve për një ecuri normale të kohës së furnizimit.
  • Bashkëpunon me departamentin e importeve për hapjen e rregullt të kartelave në magazinë, emërtimin e rregullt dhe uniform të produkteve për shitje, kontrollin e çmimeve të importit, kostos, etj.

 

 

KËRKESAT E PROFILIT:

 

  • Të ketë përfunduar studimet e larta. (Të preferueshme shkencat ekzakte; Shkenca Kompjuterike, Matematike, etj.)
  • Eksperience e mëparshme punë në pozicione analoge se pagu 2 vite pervojë pune.
  • Njohuri shumë të mira rreth produkteve të Teknologjisë Informative.
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhes angleze.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese

 

PAGESA:  Mjaft Konkuruese.