application form

MENAXHER FURNIZIMI– PRISHTINË

August 4th, 2017 / 00:00

Në emër të një nga klientët tanë kompani lidere ne distribucion po kërkojmë të punësojmë në Kosovë:

MENAXHER FURNIZIMI– PRISHTINË

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË: 

  • Të kryejë analizën e tregut dhe konkurencës për produktet e kategorisë
  • Të përzgjedhë dhe të aplikojë strategji për kategorinë përkatëse bazuar në strategjinë e kompanisë;
  • Gama e produkteve – studimi i linjës së plotë të një produkti, të jetë njohës i mirë në lidhje me produktin; Të kërkojë për produkte të reja të cilat do të ndihmojnë në rritjen e të ardhurave të kompanisë;
  • Kontrolli mbi çmimet – të negociojë koston optimale të produkteve me furnitorët dhe të arrijë në përfundimin që Kompania të ketë çmimet më të lira në treg;
  • Të përgatisë dhe planifikojë – implementimin e produkteve në rafte;
  • Aktivitetet promocionale – të bashkëpunojë me furnitorët për planin e aktiviteteve promocionale;
  • Të zbatojë planin në bashkëpunim me Departamentin e Marketingut dhe Operacionalin;
  • Buxheti – të përgatisë plan biznesin për kategorinë përkatëse;
  • Të përzgjedhë dhe listojë furnitorët;
  • Është përgjegjës për shitjet dhe përfitimet për kategorinë të cilin ai mbulon;
  • Të zhvillojë dhe zbatojë planin e biznesit të furnizimit dhe të përcaktojë objektivat e performancës për furnitorët;
  • Të bëjë përmbledhje për të gjitha kushtet e kontratës dhe t’ua japë departamenteve që kanë lidhje me to, si Financës (periudhën e pagesës, bonuse për furnitorët), Logjistikës për kohën e dorëzimit, Marketingut për promocione;
  • Të krijojë një raport pozitiv dhe të qëndrueshëm me të gjithë furnitorët dhe të jetë kontakti kyç për Kompaninë dhe shitjet;
  • Të punojë me shitjet për të siguruar disponueshmërinë e produkteve, dorëzimin si dhe të zgjidh çmimet apo çdo problem tjetër.
  • Të bashkëpunojë me Operacionalin dhe Menaxherët e Dyqaneve për të përditësuar markat dhe nevojat e dyqaneve kur ato duhet të marrin vendime;
  • Të përgatis dhe analizojë raporte për të përcaktuar përqindjen e shitjeve dhe të marrë vendimin e duhur për tipin e kategorisë;
  • Është përgjegjës për të gjithë dokumentacionin dhe të dhënat që i përkasin kategorisë që ai mbulon;
  • Duhet të bashkëpunojë me departamentet e tjera si Marketingun, Financën, Burimet Njerëzore, Logjistikën, Shitjet, IT, dhe Ekspansionin për zgjidhje të problemeve të ndryshme;
  • Të njohë dhe të përdorë shumë mirë sistemin operues, etj.

KËRKESAT E PROFILIT:

  • Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare, preferohet në Administrim Biznesi dhe/ose Marketing.
  • Eksperiencat e punës: Të ketë përvojë se paku 5 vite në shitjet me pakicë ne sektorin e furnizimit.
  • Kualifikime të tjera: Trajnime të ndryshme në lidhje me menaxhimin dhe shitjet me pakicë;
  • Aftësi kompjuterike të paketës Microsoft Office;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • Aftesi të tjera: Të jetë përson i motivuar dhe ambicioz;
  • Të ketë sensin e tregtisë dhe të jetë i orientuar;
  • Të ketë aftësi të larta negocimi;
  • Të jetë i aftë që të punojë nën presion;
  • Të dijë të marrë vendime dhe të jetë i përgjegjshëm.