application form

IT AUDITOR

April 28th, 2017 / 00:00

Në emër të një nga klientët tanë bankë nacionale po kërkojmë të punësojmë në Prishtinë/Kosovë:
 

 

IT AUDITOR- PRISHTINË
 

 

PËRGJEGJËSITË KRYESORE: 

 

  • Të vlerësojë besueshmërinë e të dhënave të gjeneruara nga Sistemi Kompjuterik (SK) që mbështesin raportet financiare dhe të analizojë programet specifike dhe rezultatet e tyre;
  • Të ekzaminojë cilësinë e kontrolleve në Sistemin e Informacionit (SI) dhe operacionet e lidhura me të, për të siguruar efektivitet të SI-së;
  • Të raportojë lidhur me besueshmërinë e të dhënave kompjuterike dhe të sistemeve që përpunojnë dhe mirëmbajnë të dhënat e ndryshme, me qëllim të shfrytëzimit të burimeve në mënyrë efektive;
  • Të planifikojë auditimin e bazuar në rrezik dhe vlerësim fillestar të rrezikut;
  • Të identifikojë kontrollet kyçe të implementuara në aplikacione siç janë: rregullat, procedurat, praktikat dhe strukturat organizative të dizajnuara për të dhënë një siguri të arsyeshme për përmbushjen e qëllimeve;
  • Të kompletojë procedurat e auditimit, përfshirë testimin e kontrolleve të brendshme;
  • Të përfundojë auditimin dhe raportimin duke u mbështetur në regjistrat e raportit standard të auditimit të ndërtuar në aplikacion në përputhje me rregullat dhe rregulloret duke u bazuar në Planin vjetor të Auditimit;
  • Të asistojë në kompletimin e raporteve speciale, aty ku kërkohet dhe asistimi në auditimin e fushave tjera të bankës, sipas kërkesës së mbikëqyrësit direkt dhe hierarkisë raportuese të Departamentit;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt.

 

 

KËRKESAT E PROFILIT:

 

  • Fakulteti i Shkenca Kompjuterike ose të ngjashme;
  • Mbi 1 vit përvojë pune, preferohet përvojë në Auditim;
  • Njohuri të gjuhës angleze;
  • Njohuri në kompjuter: world, excel etj.