application form

UDHËHEQËS I FINANCAVE- PRISHTINË

July 21st, 2017 / 00:00

Në emër të një nga klientët tanë institucion mikro-financiar jo-bankar po kërkojmë të punësojmë në Prishtinë/Kosovë:
 

 

UDHËHEQËS I FINANCAVE- PRISHTINË
 

 

PËRGJEGJËSITË KRYESORE: 

 

  • Përgatit pasqyrat financiare mujore dhe raporte të ndryshme duke mbledhur dhe analizuar informatat e kontabilitetit;
  • Bën, kontrollon dhe monitoron regjistrimet dhe kalkulimet e provizioneve për agjentë;
  • Ndihmon në përgatitjen e buxhetit të Korporatës dhe bën përcjelljen e realizimit të tij;
  • Përgjegjës për librin kryesor si dhe procedimin dhe raportimin për asetet fikse; Përgjegjës për monitorimin e përhershëm të llogarive bankare të Korporatës dhe rikonsilimin në rast të mospërputhjeve;  
  • Përgjegjës për llogaritjen, deklarimin dhe pagesën me kohë të të gjitha llojeve të tatimeve, kontributeve dhe taksave të tjera;
  • Bashkëpunon me inspektorët e ATK-së gjatë vizitës ose kryerjes së kontrolleve në Korporatë; 
  • Përgatit pasqyrat financiare vjetore dhe bashkëpunon me auditorët e jashtëm gjatë kryerjes së auditimit; 
  • Përgatit raportet periodike për BQK sipas kërkesave ligjore; 
  • Kryen analiza financiare dhe të profitabilitetit sipas kërkesës së menaxhmentit.

 

KËRKESAT E PROFILIT:

 

  • Diplomë universitare në ekonomi apo në fusha të ngjashme;
  • Përvojë pune mbi pesë vjet në menaxhment;
  • Preferohet kualifikimi pasuniversitar;
  • Shkathtësi të shkëlqyera numerike dhe analitike;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi në gjuhën shqipe dhe angleze;
  • Njohuria e gjuhës serbe do të ishte përparësi.

 

PAGESA:              Mjaft konkuruese.