New Openings

FINANCIER/E - TIRANE

 

Job Good! Life Good!
The HeadHunter Ltd 
është një kompani inovative në përzgjedhjen e Stafit dhe Rekrutimit që operon në Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni, Bosnje dhe Hercegovinë, Greqi, Qipro, Serbi dhe Shtetet e Bashkuara. Ne ofrojmë mentalitetin më të ri në industrinë e personelit dhe biznesi ynë fokusohet kryesisht të Kandidatët dhe Klientët.  Në emër të një prej klientëve tanë, një agjensi e mirënjohur turistike, jemi duke kërkuar në Tiranë / Shqipëri:

FINANCIER/E

Roli dhe përgjegjësitë:

Financieri/ja është përgjegjës/e për përgatitjen e informacionit financiar të përshtatshëm si dhe regjistrimin e të dhënave financiare në sistemin kontabël të Shoqërisë (Financa 5) duke përdorur informacion nga faturat, arka, statement bankar, etj., duke përfshirë:

  • Regjistrimin e veprimeve me bankën dhe arkën;
  • Përgatitjen e listë pagesave;
  • Monitorimin i klientëve dhe furnitorëve;
  • Përgatitjen e deklarimeve dhe rakordimet në lidhje me marrëdhënien me shtetin;
  • Funksionet dhe detyrat kryesore në lidhje me marrëdhënien e Shoqërisë me organet tatimore dhe instanca të tjera shtetërore;
  • Funksionet dhe detyrat kryesore në lidhje me veprimtaritë financiare të Shoqërisë;
  • Funksionet dhe detyrat kryesore në lidhje me raportimet periodike tek ortaket;
  • Të tjera.

Gjithashtu përgatit pasqyrat financiare të Shoqërisë si dhe raporton periodikisht te ortaket e Shoqërisë.

Kandidati duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

  • Diplomë në degët finance/kontabilitet;
  • Të ketë njohuri të mira të programit Financa 5;
  • Minimalisht 5 vite eksperiencë;
  • Njohuri të mira të paketës Office;
  • Te jete i familjarizuar me Standartet Kombetare te Kontabilitetit.

PAGESA:       Konkuruese.

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: e.stermasi@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Ergesta STERMASI në numrin e celularit + 355 68 2033430 (nga Hënë në të Premte) jo më vonë se data 24/01/2019. 


Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë! 

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë. Emëroni CV-në sipas këtij formati (emër [hapsirë] mbiemër [hapsirë] CV).

Job summary

Location

Tirane

Job Type

Financier/e

Salary

Konkurruese

Posted

10/01/2019 10:23